Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i ri.
Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, me covid-19 janë regjistruar 3449 raste, prej tyre 3359 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 5 raste.
/TV Malisheva