Trajneri i skuadrës së Malishevës, Arsim Thaqi ka folur pas fitores ndaj Ballkanit.

Ai u shpreh i lumtur me sukseset e skuadrës së tij dhe foli poashtu edhe për lëndimin e rëndë që mori, Labinot Ibrahimi.

“Kur ndeshja fitohet kundër një ekipi si Ballkani, është një sukses i dyfishtë. I përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe këto pikë janë motiv për ndeshjet e ardhshme. Ishte një tronditje e madhe që e përjetoj Labinot Ibrahimi, tani është në gjendje të mirë dhe shpresoj të mos ketë pasoja më vonë.

Gjyqtarët duhet të kenë kujdes që ndeshja të ndërpritet menjëherë kur ka lëndime të tilla”, tha Thaqi.

/TV Malisheva

Share.