KQZ ka certifikuar rezultatet në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të Shqipërisë.

Pasditen e sotme, kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka dhënë mandatin kryetares së bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa dhe kryetares së bashkisë Durrës Emiriana Sako, propozuar nga PS.

Celibashi vendosi t’i jep mandatin edhe Bardh Spahisë si kryetar i bashkisë Shkodër, propozuar në zgjedhjet e 6 marsit nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

Paraditen e sotme, KQZ konfirmoi mandatet në 3 bashkitë tjera./tch

Share.