Dhjetëra banorë të Durrësit, kryesisht të rinj janë mbledhur në qendër të qytetit të Durrësit për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe çmimeve të produkteve të shportës.
Rruga është bllokuar në të dyja anët e sheshit “Liria” që nga ora 17.00. Qytetarët kërkuan që qeveria të ndërhyjë për të normalizuar situatën dhe të subvencionojë qytetarët për të përballuar këtë krizë të thellë ekonomike-financiare me të cilën po përballen.
Protestuesit bënë thirrje që protesta qytetare e nismuar nga një grup të rinjsh në rrjetet sociale të vijojë dhe në ditët në vazhdim.
Policia po e ndjek në distancë protestën dhe nuk ka ndërhyrë për të hapur rrugët./tch