Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se sistemet e saj për monitorimin e materialit bërthamor në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë kanë ndaluar dërgimin e të dhënave në selinë e saj në Vjenë.

Drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi, ka shprehur shqetësimin për ndërprerjen e papritur të rrjedhave të tilla të të dhënave në selinë e IAEA-s nga Zaporizhzhia dhe Çernobili, ku janë të pranishme sasi të mëdha të karburantit bërthamor të shpenzuar ose të freskët dhe materiale të tjera bërthamore, tha agjencia në një deklaratë.

IAEA njoftoi më herët sot se transmetimi në distancë i të dhënave nga sistemi i monitorimit të sigurisë të termocentralit bërthamor të Ukrainës në Çernobil ishte ndërprerë.

“Sistemet që monitorojnë materialin bërthamor në objektet e depozitimit të mbetjeve radioaktive në termocentralin bërthamor të Çernobilit, i cili u pushtua nga forcat ruse muajin e kaluar, kanë ndaluar dërgimin e të dhënave në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”, tha Grossi, raporton Guardian.

Share.