Sot në mëngjes, Qeveria e Anglisë ka vendosur që do ta sanksionojë pronarin rus të Chelseat, Roman Abramovich.

Pronari rus Abramovich është i përfshirë në bisedimet për paqe ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Sanksionet i janë vendosur multi-miliarderit për shkak raporteve të mira me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Abramovich ditë më parë ka bërë të ditur se ka vendosur ta shes klubin e Chelseat për katër miliardë dollarë.

Ai kishte blerë klubin e Chelseat në vitin 2003 për shumën e 150 milionëve eurove dhe që nga ajo kohë, klubi londinez ka fituar 19 tituj./TV Malisheva

Share.