Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka folur në një konferencë për shtyp pas raundit të fundit të bisedimeve të sotme midis Ukrainës dhe Rusisë në Antalia të Turqisë.
Kuleba thotë se të dy palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të kërkuar një zgjidhje për çështjet humanitare në Ukrainë.
Ai thotë se do të ishte i gatshëm të takohej sërish “në këtë format nëse ka perspektivë për një diskutim thelbësor dhe për të kërkuar zgjidhje”.
Ai shton se beson se kur takohen dy ministrat e jashtëm, ata kanë mandatin të negociojnë çështjet e paqes dhe sigurisë.
Kuleba shton se, “Unë jam gati të vazhdoj këtë angazhim me qëllimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, për të ndalur vuajtjet e civilëve ukrainas dhe për të çliruar territoret tona nga forcat pushtuese ruse”./TV Malisheva