Legjenda e Milanit, Clarence Seedorf ka dyshime në lidhje me kalimin e Kylian Mbappes në Real Madrid.
Ylli francez shënoi dy gola në dy ndeshje kundër “Merengues” në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, por kjo nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale pasi një hat-tricku të realizuar nga Karim Benzema në “Santiago Bernabeu” që e ndihmoi skuadrën e Carlo Ancelottit. për të siguruar një vend në 1/8-ën e kompeticionit elitar të Evropës.
Seedorf ishte një nga ekspertët që komentoi lojën për “Amazon Prime Italia” dhe shprehu mendimin e tij për Mbappen që mund t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë në fund të sezonit, përcjellë TV Malisheva.
“Unë nuk e shoh Mbappén në këtë ekip [Real Madrid]”, tha ish-reprezentuesi holandez.
“Nëse ai luan në të majtë, do të thotë që Vinicius duhet të mbetet jashtë. Ku do të luante? Në të djathtë në vend të Asensio? Kjo është një mundësi”.
“Shikoni se çfarë bëri Karim Benzema. Ai e kuptoi që skuadra kishte nevojë për të, ndaj u fut thellë për të marrë topin. Mbappé nuk e bën këtë. Neymar e bëri atë në vend të tij, duke u përpjekur të rimarrë kontrollin e lojës. Ndoshta Mbappé ka nevojë për një mjedis tjetër për t’u rritur më tej”, tha në fund ish-mesfushori i Milanit.