Gjatë një takimi në Varshavë me presidentin Andrzej Duda, zëvendëspresidentja Kamala Harris, tha se SHBA-ja ka vendosur sisteme raketore në Poloni, të cilat do të mbrojnë “çdo centimetër” të territorit të NATO-s, shkruan skynews
Harris shtoi se SHBA do të japë 50 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare për Ukrainën. Vendimi për vendosjen e raketave Patriot në Poloni vjen pasi Rusia u kërkoi vendeve të BE-së dhe NATO-s të ndalojnë armatosjen e rajonit me armë mbrojtëse, pasi diçka e tillë përbën një kërcënim për avionët civilë.
Raketat Patriot janë raketa tokë-ajër të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të shënjestruar predhat.
/TV Malisheva