Drita dhe Gjilani kanë dhuruar një ndeshje spektakolare për të gjithë tifozët e pranishëm në stadium, por që për fat te keq ky ballafaqim nuk solli një fitues në fund pasi ndeshje y mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Ishte skuadra e Ismet Munishit që kaloi e para në epërsi kur në minutën e 20′ Kelmendi tundi rrjetën e “intelektualëve” dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, raporton TV Malisheva.

Me të filluar pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 54′, Drita barazoi shifrat në 1-1 me golin e Cuculit, që pastaj doli të jetë edhe rezultati final i kësaj ndeshje.

Ky barazim më së shumti i ka shkuar për shtati skuadrës së Ballkani që mbetet lider i tabelës me 48 pikë edhe përkundër humbjes nga Malisheva.

Gjilani mbetet e dyta me 47 pikë, kurse Drita në vendin e tretë me 42 pikë.

Share.