Chesea të enjten mori lajmin se pronari i deritanishëm i klubit Roman Abramovich është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar me arsyetimin se ai ishte i lidhur me presidentin rus Vladimir Putin që filloi pushtimin e Ukrainës dhe që po vazhdon edhe më tutje.
Si rezultat, janë bllokuar të gjitha asetet e tij në Angli, duke pezulluar kështu edhe shumë aktivitete ekonomike të klubit.
Kampioni Evropian ka lëshuar një komunikatë zyrtare përmes së cilës bën të ditur se klubi do t’i vazhdoj aktivitete sportive të ekipit të parë të meshkujve dhe femrave, por që në ditët në vijim do të kërkojnë një takim me autoritete vendore për të parë fushëveprimin e licensës në vazhdim.
“Klubi anglez i futbollit Chelsea është informuar se pronari Roman Abramovich është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Në bazë të pronësisë së tij 100 për qind të Chelsea FC dhe subjekteve të lidhura me to, Chelsea FC normalisht do t’i nënshtrohej të njëjtit regjim sanksionesh si z. Abramovich. Megjithatë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një licencë të përgjithshme që lejon Chelsean të vazhdojë aktivitete të caktuara”, thuhet në fillim të komunikatës.
“Ne do të përmbushim ndeshjet e ekipit tonë të meshkujve dhe femrave sot kundër Norëich dhe Ëest Ham, respektivisht, dhe synojmë të përfshihemi në diskutime me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me fushëveprimin e licencës.
Kjo do të përfshijë kërkimin e lejes për ndryshimin e licencës në mënyrë që të lejohet klubi të funksionojë sa më normalisht të jetë e mundur. Ne do të kërkojmë gjithashtu udhëzime nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për ndikimin e këtyre masave në Fondacionin Chelsea dhe punën e tij të rëndësishme në komunitetet tona”, përfundon deklarata.
/TV Malisheva