Ish-Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, i cili ndodhet në Kiev, ishte i ftuar në emisionin live të Studio N1.
Duke komentuar Vladimir Putinin, Poroshenko tha: “Në Ukrainë kemi vetëm një përgjigje për të – ikni nga Ukraina! Trupat ruse, largohuni nga Ukraina! Ne kemi fjalë më të forta për këtë. Dhe a e dini se ku i përket?
Në Hagë. Kjo është një luftë. Unë nuk shoh rrugëdalje tjetër nga kriza. Mesazhi im personal për Putinin është: Studioni me kujdes rastin e Millosheviçit sepse do të uleni në të njëjtin bankë”.
“Mendoj se kroatët ende kujtojnë se si ishte të flije gjatë luftës dhe si të mbijetosh. Unë jam në qendër të Kievit, më pak se 10 kilometra larg meje janë trupat ruse. Vetëm dje dhe pardje ata shënjestruan ndërtesa civile në Kiev, dhe sot evakuuam nga Buça dhe Irpin, Gastomil, civilë… Jam krenar që vetëm nga ato vende evakuuam më shumë se 8000 qytetarë.
Këto vende janë shkatërruar plotësisht, nuk ekzistojnë më. Kjo është politika e Rusisë – të shkatërrojë gjithçka që ka përpara”, tha Poroshenko.
/TV Malisheva