Ministri britanik i teknologjisë Chris Philp tha se përgjigja ndaj Rusisë do të “forcohej në mënyrë dramatike” nëse përdor armë kimike në Ukrainë.

“Nëse e bëjnë, do të jetë një krim kundër njerëzimit. Kjo është një vijë që autoritetet ruse nuk duhet ta kalojnë”, tha ai.

“Unë do t’i thoja kujtdo në Rusi që po mendon për këtë: mos e kaloni atë kufi, mos i shkaktoni më shumë mjerim dhe vuajtje popullit ukrainas. Ju tashmë keni qëlluar mbi civilët që ikin nëpër korridoret humanitare, keni bombarduar spitale, maternitete, nuk i shkaktoni më shumë dhimbje popullit ukrainas.

Kjo do të provokojë një reagim të intensifikuar nga Perëndimi, një përgjigje të zgjeruar në mënyrë dramatike. “Nuk do të spekuloj se në çfarë forme do të jetë ajo përgjigje, por ky është kufiri që rusët nuk duhet të kalojnë”, tha ministri për Radio Times, transmeton Guardian.

/TV Malisheva

Share.