Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov tha se pas 16 ditësh pushtim, forcat ruse vranë më shumë civilë sesa ushtarë. “Unë dua që kjo të dëgjohet në mbarë botën, jo vetëm në Kiev”, citohet të ketë thënë Reznikov nga BBC.
Ai e bëri deklaratën pasi Rusia nisi sulmet në disa qytete, të cilat ndodhen në anë të ndryshme të Ukrainës.
Kujtojmë, ushtria e presidentit rus Vladimir Putin mbrëmë sulmoi qytetet ukrainase Dnipro, Ivano-Frankivsk dhe Lutsk.
/TV Malisheva