Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 18 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
Në një njoftim të ShSKUK-së bëhet e ditur se në trajtim mjekësor janë edhe 13 pacientë të tjerë post-COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 24 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen pesë pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 15 pacientë;
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, pesë pacientë;
Spitali i Gjilanit, katër pacientë;
Spitali i Pejës, tre pacientë;
Spitali i Gjakovës, një pacient;
Spitali i Ferizajt, tre pacientë.
/TV Malisheva