Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka bërë thirrje për përmbajtje në konfliktin në Ukrainë për të shmangur një fatkeqësi humanitare.
Derisa e quajti situatën “me të vërtetë shqetësuese”, Li shmangi kritikimin e pushtimit rus në komentet e tij në një konferencë shtypi në Pekin të premten, më 11 mars.
“Ne sinqerisht shpresojmë se situata do të lehtësohet dhe paqja do të kthehet sa më parë,” tha Li.
Ai shtoi se është e rëndësishme tani të mbështesin Rusinë dhe Ukrainën në negociatat e tyre.
“Ne mbështesim dhe inkurajojmë të gjitha përpjekjet që janë të favorshme për një zgjidhje paqësore të krizës,” tha ai.
Li bëri thirrje për përmbajtje, duke thënë se ishte e rëndësishme që tensionet të mos rriteshin apo edhe të dilnin jashtë kontrollit tani.
Ai foli gjithashtu kundër sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.
Ai tha se “sanksionet përkatëse do të dëmtojnë rimëkëmbjen ekonomike botërore dhe se nuk janë në interesin e askujt.”
Diplomatët dhe ekspertët kanë theksuar se Kina nuk është vërtet e gatshme të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës.
” Jo, jo për asnjë sekondë ”, tha eksperti kinez, Jude Blanchet nga Qendra e Studimeve Strategjike (CSIS).
“Kina nuk është një palë neutrale. Mbështetja e saj për Moskën është e nënkuptuar,” shtoi ajo.rel
Zyrtarët kinezë e bënë të qartë gjithashtu në konferencë se Kina preferon të qëndrojë jashtë konfliktit.
Lufta në Ukrainë nisi pas sulmit që Rusia bëri ndaj këtij shteti më 24 shkurt. Që nga ajo kohë janë shënuar qindra vdekje dhe miliona refugjatë.
Kina është ndër vendet e rralla që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas fillimit të luftës.
/TV Malisheva