Biznesmeni dhe miliarderi rus Roman Abramowich ka vetëm 81 ditë që të arrijë marrëveshje për ta shitur klubin e tij Chelsean, raporton “Sky Sport”.

Po ashtu, raportohet se Abramowichit nuk do t’i lejohet që të ketë profit nga shitja e Chelseat.

Biznesmeni rus ka afro tre muaj kohë për të arritur marrëveshje, para se licenca që e lejon klubin që të luajë deri në fund të këtij sezoni skadon më datën 31 maj, përndryshe mbijetesa e kampionit evropian si funksion i përbashkët nuk mund të garantohet.

/TV Malisheva

Share.