Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) së bashku me sponsorin BKT Kosova ka vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”, çmim ky që ndahet për lojtarin më të mirë të xhiros.

Sulmuesi i Drenicës Kreshnik Uka është shpallur “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës.

Çmimi në fjalë është i treti në këtë edicion për sulmuesin 26 vjeçar, ku pa dyshim është ndër më meritorët për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj.

Deri tani, Uka ka regjistruar plot 15 gola mbi emrin e tij, kështu duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve më të mirë në Superligë.

Uka shënoi dy gola në ndeshjen kundër Llapit në Podujevë, që u mbyll me rezultat 3:3, ndërkaq pas këtij barazimi Drenica mbetet në pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 32 pikë.

/TV Malisheva

Share.