Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar për një të vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

11 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.817.199 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 797.

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

/TV Malisheva

Share.