Udhëtarët rusë po përdorin Serbinë si portë hyrëse drejt qyteteve dhe resorteve të Evropës Perëndimore. Numri i udhëtimeve midis Rusisë dhe Serbisë u rrit me 50% vetëm javën e parë të marsit.

Lëvizjet drejt Francës, Zvicrës, Italisë dhe Qipros u rritën me 2/3 gjatë të njëjtës kohë, krahasuar me shifrat para luftës.

Qëndrimi neutral i Beogradit mbi konfliktin do të thotë se Air Serbia mund t’i shërbejë Rusisë edhe ose Bashkimi Evropian e ka bllokuar hapësirën ajrore për Rusinë.

Kjo është një mënyrë tjetër për në Evropë për rusët që mund të arratiseshin ose nga Turqia pse nga Gjiri Persik.

Avionët nga Serbia kanë shtuar kapacitetin e tyre dhe lëvizjet drejt Moskës dhe Shën Petërsburgut.

“Jemi bërë nyjë kryesore. Na vjen keq të përfitojmë nga fatkeqësia e tjetërkujt, por kjo është mrekulli. Të gjitha fluturimet janë të zëna dhe çmimi i biletës nuk është problem”,-thotë një punonjës i Air Serbia.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është betuar për neutralitet dhe do të vazhdojë të mbajë lidhjet me Moskën, ndonëse po tenton të futet në BE. Të dyja këto vende ndajnë rrënjë të njëjta kulturore, sllavë etnikë dhe besimtarë ortodoksë,

Rusët po zgjedhin të shkojnë edhe në Slloveni, Austri, Gjermani, Spanjë dhe Britani të Madhe direkte nga Beogradi.

/TV Malisheva

Share.