Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se me ministren e Punëve të Jashtme gjermane, Annalen Bearbock, ka diskutuar për të gjitha çështjet kyçe, përfshirë edhe çështjen e Kosovës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ka diskutuar të gjitha çështjet kyçe me ministren e Jashtme gjermane Annalen Bearbock, përfshirë çështjen e Kosovës dhe se kanë arritur në përfundimin se problemet e Beogradit dhe Prishtinës duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe se Serbia bën thirrje për dialog në Bruksel.

Vuçiq u tha gazetarëve se Serbia dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike, kompanitë gjermane sot punësojnë më shumë se 75,000 njerëz në Serbi dhe se ky vend është deri tani partneri më i madh tregtar i jashtëm i Serbisë me 6.5 miliardë euro tregti nga viti 2021, që është një rritje në 2020 me 22 për qind.

/TV Malisheva

Share.