Tashmë është certifikuar lista e “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”. Kështu ka bërë ish-deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të jetë lista me numër 16, i njëjti numër me të cilën morën pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare që u mbajtën në 2020-tën.
Kamberi tregon se kanë 10 kandidatë për deputetë nga tri komunat e Luginës së Preshevës.
Ai tha se me numrin 16 u certifikua gjithpërfshirja e Lufginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat kolektive.
Postimi i plotë i Kamberit:
Certifikohet lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të jetë Lista me numër 16.
Me të njejtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020.
Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD.
Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës.
Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të.
Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat kolektive.
/TV Malisheva