Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Kjo është konfirmuar nga ana e ISKHPK, IRSHP në Prizren edhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent në Komunën e Malishevës.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3450 raste, prej tyre 3362 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 2 raste.
/TV Malisheva