Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të programit të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, lideri i tabelës Ballkani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0 kundër Feronikelit.
Po ashtu, fitore sot ka shënuar edhe kampioni aktual Prishtina, e cila e ka mposht me rezultat solid 2:0 skuadrën e Ulpianës.
Me pikët e reja, skuadra e Ballkanit përforcon pozitën e parë në tabelë me 51 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Feronikelit që renditet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë.
Në anën tjetër, pas fitores së sotme Prishtina ngjitet në vendin e pestë në tabelë me gjithsej 32 pikë të arkëtuara, ndërsa rivali i sotëm Ulpiana zë vendin e parafundit në tabelë, respektivisht vendin e nëntë me vetëm 23 pikë të tubuara.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.
Ballkani 5:0 Feronikeli
Prishtina 2:0 Ulpiana
/TV Malisheva