Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja interesante mes skuadrës së Sampdorias dhe gjigandit italian Juventus, e vlefshme kjo për xhiron e 29 të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Juventusi shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Spezias, kurse Sampdoria pësoi humbje me rezultat 2:1 kundër Udineses.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 27 pikë në tabelë, ku Juventusi zë vendin e katërt me 53 pikë, krahas Sampdorias që renditet në vendin e 16 me 26 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusi nuk do të paraqiten Bernardeschi, Bonucci, Chiellini, Chiesa, Dybala, Kaio Jorge, McKennie dhe Zakaria, kurse te Sampdoria do të mungojnë Damsgaard, Gabbiadini dhe Murru.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Sampdoria (4-3-3): Falcone; Thorsby, Augello, Sensi, Caputo; Colley, Yoshida, Bereszynski; Quagliarella, Candreva, Rincon
Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, De Ligt, Rugani, Cuadrado; Pellegrini, Arthur, Rabiot, Locatelli; Morata, Kean
/TV Malisheva