Drenica ka barazuar rezultatin 1:1, pas avantazhit të Malishevës me golin e shenuar nga Bruqi. Golin e barazimit e shënoi Hamiti.

Drenica dhe Malisheva janë dy skuadra që janë duke kaluar formë shumë të mirë në xhirot e fundit në BKT Superligë.

Kuqezinjtë nga Skënderaj në dy sfidat e fundit kanë marrë katër pikë, derisa malishevasit në 180 minutat e fundit në Superligë kanë dy fitore.

Dy ekipet janë në luftë për mbijetesë dhe kjo e bënë këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Smakiqi, Lushtaku, Bejta, Arrabal, Kapra, Thaqi, Abazi, Hamiti, Gashi, Kreshnik Uka, Zabërgja.

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Maliqi, Bruqi, Pefqeli, Shabani, Hyseni, Sobowale.

Share.