Rruga e Arsenali për të siguruar një vend në top katërshen e tabelës në Premier Ligë vazhdon edhe sot ku do të ballafaqohet me Leicester Cityn e vendit të 12-të që së fundi ka arkëtuar gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit.
Skuadra e Mikel Artetas pozicionohet në vendin e pestë me 48 pikë dhe ka tri ndeshje më pak se rivalët e tyre në këtë pjesë të tabelës, transmeton TV Malisheva.
Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Arsenal: Ramsdale, Cedric, White, Gabriel, Tierney, Partey, Xhaka, Saka, Odegaard, Martinelli, Lacazette
Leicester City: Schmeiel, Ricardo, Amartey, Soyncu, Thomas, Maddison, Mendy, Hall, Albrighton, Barnes, Iheanacho