Skuadra e Napolit duket se e ka marr me shumë seriozitet luftën për titull në Serie-A, aty ku po ballafaqohet kokë më kokë me dy skuadrat e qytetit të Milanos, In\terin dhe Milanin.
Të përzgjedhurit e Luciano Spalettit kanë arkëtuar edhe tri pikë të reja në xhiron e 29-të në Serie-A duke e mposhtur Veronan me rezultat 2-1 në udhëtim, transmeton TV Malisheva.,
Ishte sulmuesi Victor Osimhen ai që pati një paraqitje fantastike duke realizuar dy golat e Napolit për t’i siguruar tri pikë të reja. Osimhen realizoi në minutat 14′ dhe 71′, kurse për Veronan golin e vetëm e realizoi Faraoni në minutën e 77′.
Kjo fitore e mban Napolin në luftë për titull në Serie-A. Ata renditen në vendin e dytë me 60 pikë, tri më pak se Milanin i vendit të parë dhe dy më shumë se Interi i vendit të tretë, por që skuadra e Simone Inzaghit ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.