Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 42 raste të reja me koronavirus nga 663 testime, asnjë humbje jete dhe 89 të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Tiranë – 19.
Janë 819 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268.359.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 272.663 raste, 268.359 janë shëruar, 819 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.485 pacientë./TV Malisheva