Zinedine Zidane thuhet se dëshiron të ribashkohet me Casemiron nëse ai merr drejtimin e Paris Saint-Germain.

Zidane është cilësuar si një nga favoritët për të marrë drejtimin e skuadrës franceze nëse largohet Mauricio Pochettino në fund të sezonit pas kapitullimit të PSG-së në Ligën e Kampionëve pikërisht përball skuadrës së Carlo Ancelottit.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo kohët e fundit mohoi pretendimet se skuadra e tij kishte qenë në kontakt me Zidanin, i cili ende përflitet se dëshiron ta provojë një aventurë në Francë.

Megjithatë, “El Nacional” raporton se Zidane e ka identifikuar tashmë Casemiron si një blerje ideale për projektin e tij në PSG, me Real Madridin potencialisht të hapur për një shitje për çmimin e duhur.

Raporti shton se Zidane gjithashtu ka sy në një ribashkim me Karim Benzeman, por Florentino Perez heziton të ndajë rrugët me francezin.

Casemiro, tani 30 vjeç, ka regjistruar 30 gola dhe 28 asistime në 322 paraqitje për “Los Blancos” në të gjitha garat dhe zgjati marrëveshjen e tij me klubin deri në vitin 2025 verën e kaluar.

/TV Malisheva

Share.