Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas, do t’i drejtohet virtualisht Kongresit të SHBA-së, thanë udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.

“Kongresi mbetet i palëkundur në përkushtimin tonë për ta mbështetur Ukrainën ndërsa përballet me agresionin mizor dhe djallëzor të Putinit, dhe për miratimin e legjislacionit për ta gjymtuar dhe izoluar ekonominë ruse, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare, të sigurisë dhe ekonomike për Ukrainën”, u tha në një letër të përbashkët të Schumer dhe Pelosit drejtuar ligjvënësve amerikanë.

“Ne kemi privilegjin për ta mirëpritur fjalimin e Presidentit Zelensky në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit dhe për ta përcjellë mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës teksa ata mbrojnë me guxim demokracinë”.

/TV Malisheva

Share.