Derisa janë duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë, drejtuesit e skuadrës së Chelsea po provojnë që t’i mbajnë tifozët të informuar për të gjitha zhvillimet që po ndodhin nga dita në ditë.
Njëra nga çështjet më të rëndësishme është ajo e shitjes së biletave që sipas sanksioneve të vendosura nga Qeveria e Britanisë së madhe nuk mund të shiten për ndeshje e ardhshme, por ata tifozë të cilët i kanë blerë biletat më herët do të kenë të drejtën që të jenë në tribuna për të parë ndeshjet e skuadrës së tyre.
Në një njoftim të lëshuar në faqen zyrtare të hënën, Chelsea jep informacionet të detajuara në lidhje me atë se si do të funksionojnë së paku për ndeshjet që zhvillohen në një të ardhme të afërt.
“Me klubin që ende pret konfirmimin nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nëse mund të shesim bileta apo jo, duke përfshirë ndeshjen e FA Cup të kësaj fundjave në Middlesbrough, ne përditësojmë situatën më të fundit për shitjet e biletave për ndeshjet e ardhshme në kategorinë e meshkujve, femrave dhe ato të akademisë. Ne po i bëjmë presion qeverisë që të lejojë përkrahësit tanë të kenë akses në bileta. Takimet po zhvillohen çdo ditë në kërkim të një zgjidhjeje. Përveç kësaj, Premier Liga dhe FA po diskutojnë gjithashtu me qeverinë për çështjet e integritetit sportiv nëse nuk lejojnë tifozët të marrin pjesë në ndeshje”, thuhet në njoftimit e skuadrës londineze.
Ne jemi të vetëdijshëm për nivelin e lartë të zhgënjimit që po përballen tifozët tanë për këtë çështje dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për ta zgjidhur atë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet tutje në këtë njoftim.
Me tej Chelsea jep informacionet të detajuara për tifozët që kanë siguruar biletat për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër LIlle duke thënë se tifozët që i kanë paguar biletat i kanë marrë informacionet se ku mund ta gjejnë pikën grumbulluese përmes e-mailit, pastaj është bërë e ditur se për momentin nuk do të ketë bileta në shitje për ndeshjet e Premier Ligës kundër Middlesbrough në udhëtim, pastaj atë kundër Brentfordit dhe Southamptonit dhe se të pranishëm në tribuna do të mund të jene vetëm tifozët që i kanë paguar ato më herët.
/TV Malisheva