Organizata “Konsumatori” ka bërë të ditur se ka ngrirë të gjitha aktivitetet e tija për shkak të mungesës së mbështetjes institucionale.

Kreu i kësaj organizate Selatin Kaçaniku përmes një postimi në Facebook ka thënë se ngrirja e aktiviteteve në prag të Ditës së Botërore të të Drejtave dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, do të zgjasë derisa të krijohen kushtet për një gjë të tillë.

“Pas 16 vjetësh aktivizmi PRO BONO në drejtim të kauzës së qytetarit/ familjes konsumatore taksapaguese, të kujdesit e mbrojtjes së të drejtave e obligimeve, interesave e dinjitetit të qytetarit/familjes konsumatore taksapaguese, sot vazhdojmë së zbatuari ngrirjen/moratoriumin mbi aktivitetet, veprimet, punën, angazhimet, interesimet, studimet, analizat, anketimet, hartimin / diskutimin / komentimin publik të mbi 90 ligjeve dhe të akteve nënligjore…të informimit e intervistave, tryezave, të edukimit e arsimimit, vetëdijesimit për të drejtat e obligimet, për interesat e dinjitetin tonë… Me keqardhje po e themi, por ky është realiteti. Nuk po mundemi më vetëm. Ja, për këtë muaj mars e 15 mars, as nga Qeveria, as nga MINT-i, as nga DMK, ZMK, KMK…nga askush nuk kemi përkrahje – as urime ?! Të vetëm nuk mundemi asgjë, as ne, as Qeveria, askush. Po ndalemi të pushojmë derisa të krijohen kushtet, derisa të ndërrojmë mentalitet dhe derisa të fillojmë të kuptoheni e të kuvendojmë shqip”, ka shkruar Kaçaniku.

Share.