Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dha të hënën alarmin për ngritjen e nivelit të gatishmërisë nga Rusia për forcat e saj bërthamore pas pushtimit të Ukrainës.

“Ngritja e nivelit të gatishmërisë së forcave bërthamore ruse është një zhvillim rrëqethës . Perspektiva e konfliktit bërthamor, dikur e paimagjinueshme, tani është kthyer diçka të mundshme. Është koha për të ndalur tmerrin e lëshuar mbi popullin e Ukrainës dhe për të hyrë në rrugën e diplomacisë dhe paqes”.

Guterres bëri thirrje gjithashtu për ruajtjen e objekteve bërthamore.

Presidenti rus Vladimir Putin në fund të muajit të kaluar tha se forcat bërthamore të vendit të tij duhet të vihen në gatishmëri të lartë, duke rritur frikën se pushtimi rus i Ukrainës mund të çojë në luftë bërthamore.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk kanë parë asnjë arsye deri më tani për të ndryshuar nivelet e alarmit bërthamor të Uashingtonit.

 

 

Share.