Pas vendimit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, për formimin e komisionit për hartimin e draft rregullores për përkrahjen e fermerëve në bujqësi dhe bizneseve në sektorin privat, ky komision ka filluar punën e saj për hartimin e kësaj draft rregulloreje, përmes së cilës përcaktohen kushtet, kriteret dhe procedurat për subvencione dhe grante në fushën e bujqësisë.

Në punën e këtij komisioni, pjesë e së cilit ishte edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat, të cilat mundësojnë komunës ndarjen e mjeteve në fushën e bujqësisë nga kategoritë e subvencioneve në fushën e bujqësisë.

Ky komision është i përbërë nga zyrtarët përgjegjës komunal, përkatësisht zyrtarë të drejtorisë së bujqësisë dhe zyrtarë tjerë, të cilët janë të obliguar të bëjnë draftin e parë të rregullores dhe pas kësaj e njëjta të procedohet në organet tjera, deri në finalizimin e saj.

Sipas kryetarit të këtij komisioni, Milaim Morina, pas përfundimit të draftit të parë, i njëjti dokument do të procedohet më tutje, deri në finalizimin e rregullores./TV Malisheva

Share.