Bashkimi Evropian miratoi të martën një rund të ri sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet përfshijnë ndalesa të investimeve në sektorin energjetik rus, në eksportet e mallrave luksoze dhe në importet e produkteve të çelikut nga Rusia, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Sanksionet, që hyjnë në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare të BE-së gjatë ditës së sotme, ngrijnë edhe asetet e shumë udhëheqësve të biznesit, që mbështesin shtetin rus – në mesin e tyre edhe pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich.

Sanksionet e fundit pasojnë tri runde të tjera masash ndëshkuese, të cilat kanë përfshirë ngrirjen e aktiviteteve të Bankës Qendrore të Rusisë dhe përjashtimin nga sistemi bankar SWIFT i disa bankave ruse dhe bjelloruse.

Në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, SHBA-ja ka miratuar po ashtu një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë – përfshirë ndalimin e importit të naftës së saj.

Sipas Kombeve të Bashkuara, gati tre milionë njerëz janë zhvendosur tashmë nga Ukraina.

/TV Malisheva

Share.