Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 2 raste të reja me covid-19.

Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga Institutit Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3452 raste, prje tyre 3363 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 3 raste.

/TV Malisheva

Share.