Fox News ka konfirmuar se kameramani Pierre Zakrzewski u vra në Ukrainë dje, kur një automjet me të cilin po udhëtonte u “godit nga zjarri”.
Zakrzewski ishte duke udhëtuar me gazetarin britanik Benjamin Hall në atë kohë, sipas CNN, shkruan SkyNews.
“Sot është një ditë zemërthyese për Fox News Media dhe për të gjithë gazetarët që rrezikojnë jetën e tyre për të dhënë lajmin“, tha Hall.
Mësohet se Hall mbetet i shtruar në spital në Ukrainë.
Vdekja e Zakrzewski vjen disa ditë pas vdekjes së fotoreporterit amerikan Brent Renaud, i cili u qëllua për vdekje në Irpin, një periferi të Kievit.
/TV Malisheva