Isnpektorët komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu – Ramaj, kanë vazhduar me inspektime të subjekteve afariste, gjatë natës, për respektim të orarit të punës dhe rregullave tjera, përfshi edhe shërbimin e alkoolit për personat nën moshën 18 vjeçare.
Sipas drejtoreshës Kryeziu-Ramaj, janë inspektuar subjektet afariste të video lojërave, lojërave tjera si bilardo dhe të ngjashme, si dhe subjektet tjera ku shërbehen pije, për të mbikëqyr shërbimin e pijeve alkoolike për personat nën moshën 18 vjeçare.
“Ndonëse nuk janë hasur në parregullsi gjatë këtij inspektimi, ne si inspektorat, do bëjmë monitorimin e vazhdueshëm të të gjjitha lokaleve dhe subjekteve afariste, me qëllim të respektimit të orarit të punës, por edhe pe rregulla tjera, përfshi pijet alkoolike, shitjen e cigareve dhe të ngjashme”, ka deklaruar drejtoresha Kryeziu-Ramaj.