Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mirëpritur sot kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë në një takim në Kiev.

Zelensky postoi një video dy minutash të takimit në rrjetin social Telegram, duke thënë: “Vizita juaj në Kiev në këtë kohë të vështirë për Ukrainën është një shenjë e fortë mbështetjeje. Ne e vlerësojmë vërtet.”

Tre liderët evropianë Mateusz Morawiecki, Peter Fiala dhe Janez Jansha, të cilët thanë se po përfaqësonin Këshillin Evropian në takimin e Kievit, udhëtuan për në kryeqytetin ukrainas me tren.

Share.