Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi sot me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba për nevojat e sigurisë së Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi sërish NATO-n, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e Aleancës ndaj klauzolës së mbrojtjes kolektive.

Në një video-fjalim, Zelensky tha se neni 5 i klauzolës për mbrojtjen kolektive nuk dukej kurrë “aq i dobët sa është sot”, raporton Reuters.

Share.