Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka progres në bisedimet e paqes, pas raundit të negociatave të së martës.
Gjatë një video-fjalimi, Zelensky tha se “pozicionet në negociata tashmë duken më realiste”, por shtoi se “duhet ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”.
Bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas do të vazhdojnë.
Gjatë së mërkurës, Presidenti Zelensky pritet t’u drejtohet Kongresit Amerikan.
/TV Malisheva