“Policia” tash shkruhet edhe shqip në uniformat e Policisë së Maqedonisë së Veriut
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar se Qeveria miratoi ndryshimin e dekretit për uniformat dhe simbolet e policisë.
Postimi i plotë i tij : “Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot!
Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë!Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin.”
/TV Malisheva