Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori duartrokitje të vazhdueshme nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara përpara fjalimit të tij virtual në Kongresin Amerikan.

Ai në fjalën hyrëse tha se është “në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Kam nderin t’ju përshëndes në emër të popullit ukrainas, popullit të guximshëm dhe liridashës, i cili për tetë vjet i reziston agresionit rus”, tha ai, raporton CNN.

“Tani për tani, fati i vendit tonë është duke u vendosur. Fati i popullit tonë ku ukrainasit do të jenë të lirë, nëse ata do të jenë në gjendje të ruajnë demokracinë e tyre.

Rusia ka sulmuar jo vetëm ne, jo vetëm tokën tonë. Rusia pati në një ofensivë brutale kundër vlerave tona, vlerave themelore njerëzore”, shtoi më tej Zelensky.

/TV Malisheva

Share.