Ukraina ka refuzuar një plan paqeje me 15 pika të propozuar nga Rusia. Kremlini i ka paraqitur Kievit gjatë negociatave një marrëveshje me 15 kërkesa, ku ndër të tjera kërkohet që të njihet aneksimi i Krimesë dhe pavarësia e rajonit Donbass.

Presidenti Zelenski ka refuzuar një plan të tillë pavarësisht se forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetet e Ukrainës në mënyrë të pamëshirshme.

“Negociatat vazhdojnë. Qëllimi im është i qartë si kristali: t’i jepet fund luftës, sigri, garanci, sovranitet, garanci reale për vendin tonë, mbrojtje reale për Ukrainë”, tha ai.

Plani i propozuar nga Rusia nënkuptonte që Kievi të marrë status neutral dhe të ketë një ushtri të kufizuar.

Moska gjithashtu kërkonte që Ukraina të mos pranonte asnjë bazë të huaj ushtarake në territorin e saj.

“Financial Times” raporton se mes kërkesave ishte dhe njohja e të drejtave të gjuhës ruse në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov sugjeroi një status neutral të ngjashëm me Suedinë ose Austrinë.

/TV Malisheva

Share.