Ish-komandanti i ushtrisë britanike, gjenerali Nick Parker, tha se bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë ishin një gjë e mirë, por se ato nuk duhet të “shpërqendrojnë” vendet perëndimore.
Gjenerali Parker, i cili këshilloi ministrin e mbrojtjes të Ukrainës, komentoi për BBC mbi pushtimin rus të Ukrainës dhe vetë negociatat.
“Realiteti është se një vend sovran është nën sulm dhe se ne shohim skena shkatërrimi dhe vdekjeje çdo ditë,” tha ai.
Ai theksoi se fuqitë perëndimore duhet të “përgatiten për skenarin më të keq dhe të zhvillojnë opsione të bazuara në të”.
Parker deklaroi se nevojitet një plan i qartë, që do të thotë se nuk do të ketë një ndalim zone fluturimi dhe vendosje trupash në Ukrainë, por duhet të krijohen kushte që do ta ndihmojnë Ukrainën të rifitojë kufijtë e saj origjinalë./TV Malisheva