Në Komunën e Malishevës, vazhdon tradita e pritjes së palëve, apo qytetarëve, çdo të enjte duke filluar nga ora 13:00.
Kështu edhe sot, dera ka qenë e hapur për qytetarët, të cilët i ka pritur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, e i cili është njoftuar me hallet, problemet dhe nevojat që kanë si qytetarë apo si komunitet në vendbanimet e tyre.
“Qëllim i organizimit të pritjes së palëve, është njohja e drejtpërdrejtë me kërkesat dhe nevojat që kanë qytetarët, si individ apo si komunitet, dhe ofrimi i shërbimit të nevojshëm për qytetarët, për çështjet të cilat janë kompetencë e komunës, apo orientimin e qytetarëve për procedimin e nevojave të tyre në organet tjera”, ka thënë nënkryetari Krasniqi.
Gjatë ditës së sotme, ka qenë një numër i madh i qytetarëve, të cilët janë pritur nga nënkryetari Krasniqi, e kjo formë e pritjes për qytetarët, do të vazhdoj çdo të enjte, ku dera e zyrës së kryetarit të komunës, është e hapur dhe në shërbim të qytetarëve./TV Malisheva