“Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka ofruar sërish presidentit rus Vladimir Putin që të organizojë një takim mes tij dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelensky në Ankara ose Stamboll”, tha kabineti i Erdogan pas bisedës së tij telefonike me presidentin rus sot.

“Presidenti i Turqisë vuri në dukje se një takim në nivelin e liderëve kombëtarë mund të jetë i nevojshëm për të arritur një konsensus dhe përsëriti ofertën e tij për të pritur Presidentët e Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll ose Ankara,” tha Zyra e Presidentit të Turqisë. .

Në deklaratë thuhej se Erdogan i tha Putinit se një marrëveshje për çështje të caktuara mund të kërkonte një takim të liderëve, raportoi Reuters.

/TV Malisheva

Share.