Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk dëshiron paqe dhe mund të jetë e nevojshme të vendosen sanksione shtesë ndaj Moskës në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha sot kryeministri italian Mario Draghi.
“Nuk ka vullnet nga ana e Putin-it për të arritur paqen. Ka gatishmëri për luftë,” u tha Draghi mediave, raporton Reuters.
Rusia nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës më 24 shkurt.