Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm afër aeroportit të Lvivit. Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi tha se raketa ruse goditën një zonë afër aeroporti të qytet, dhe se nga ky sulm nuk është goditur aeroporti.

Sadovyi në shkrimin e bërë në “Telegram”, tha se autoritetet po përpiqeshin të merrnin më shumë detaje rreth bombardimeve, raporton BBC.

Lviv, një qytet perëndimor i Ukrainës pranë Polonisë, ka qenë një strehë relativisht e sigurt për ukrainasit dhe diplomatët e huaj. Por ajo është përballur me një numër në rritje të sulmeve me predha ruse në ditët e fundit ndërsa pushtimi tokësor ndalon.

Ukraina është duke u përballur me agresionin rus që prej mëngjesit të 24 shkurtit.

/TV Malisheva

Share.